Rikthehet Tik Tok ne Shqiperi.

Në një intervistë për Politico, Kryeministri Rama deklaroi se qeveria shqiptare ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me platformën TikTok dhe se së shpejti do të prezantohen para publikut masat e reja për mbrojtjen e përdoruesve. 

“Rezultati na ka kënaqur. Partneriteti tashmë është bërë dhe besoj se në javët apo muajt e ardhshëm do ta ndajmë planin me qytetarët shqiptarë, ashtu siç kemi premtuar,” u shpreh Rama. Ai shtoi se e kishte surprizuar reagimi i TikTok pas vendimit fillestar për ndalimin e platformës. 

Sipas tij, “fillimisht ishte e natyrshme të mendonim se ata do të kundërshtonin, do të hakmerreshin apo do të na vinin pengesa. Por kur i takova personalisht, mbeta shumë i impresionuar nga qëndrimi i tyre. Ata i dëgjonin me vëmendje të gjitha shqetësimet tona.”

Share this content:

Post Comment