Mit apo Realitet: A është e vërtetë që shqiptarët nuk votojnë?

Kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpall rezultatet përfundimtare të një procesi zgjedhor në Shqipëri, titujt e mediave shpesh dominohen nga një frymë pesimizmi: “Pjesëmarrje e ulët”, “Shqiptarët braktisin kutitë”, apo “Apati politike”. Me shifra zyrtare që variojnë historikisht nga 38% në 46%, duket sikur shumica e shqiptarëve kanë hequr dorë nga demokracia.

Por, publikimi i të dhënave të detajuara të Censit 2023 dhe analiza e zgjedhjeve të fundit të vitit 2025, e përmbysin plotësisht këtë narrativë. Kur analizojmë të dhënat bazuar në njerëzit që faktikisht jetojnë në territorin e Shqipërisë, rezulton se shqiptarët rezidentë janë ndër votuesit më aktivë në Evropë.

Ky studim analizon diferencat midis “listave” dhe “realitetit” për t’iu përgjigjur pyetjes: A votojnë shumica e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri?

Rrënja e Keqkuptimit: Regjistri i Gjendjes Civile vs. Popullsia Rezidente

Për të kuptuar pse përqindjet zyrtare duken të ulëta, duhet të kuptojmë “emëruesin” e thyesës. Shqipëria përdor një sistem pasiv regjistrimi ku çdo shtetas figuron në listë, pavarësisht vendbanimit.​

Lista zyrtare e zgjedhësve e cila publikohet nga KQZ përmban vazhdimisht rreth 3.7 milionë emra. Kjo përfshin dhe ata shtetas shqiptare te cilen nuk jetojne ne atdhe.

Censusi i vitit 2023, numëroi vetëm 2,402,113 banorë rezidentë në Shqipëri. Nga kjo kuptohet qe ka nje hendek statistikor, prej rreth 1.3 milionë njerëzish midis listës së votimit dhe banorëve realë. Këta persona llogariten statistikisht si “abstenues” (njerëz që nuk votuan), kur në realitet ata janë “mungesë objektive” (njerëz që nuk ndodhen në vend).

Përcaktimi i Trupës Reale Elektorale

Për të matur pjesëmarrjen reale, ne duhet të izolojmë votuesit e mundshëm që ndodhen brenda kufijve.

Bazuar ne Censusin e vitit 2023 popullsia rezidente totale ne vendin tone eshte rreth 2.4 milionë banore. Nga keta, bazur ne nje vleresim demografik popullsia nën 18 vjeç eshte rreth 480,000. Si rezultat, votuesit rezidentë (trupa reale) eshte ~1,920,000 persona.

Kjo shifër, 1.92 milionë, është baza mbi të cilën duhet të matet demokracia në Shqipëri.

Analiza Kronologjike (2021 – 2025)

Duke përdorur këtë bazë të re llogaritjeje, le të shohim se çfarë ka ndodhur realisht në tre proceset e fundit zgjedhore.

A. Zgjedhjet e Përgjithshme 2021 (Para-Censusit)

Këto zgjedhje patën mobilizim të lartë. Ku pjesëmarrja zyrtare sipas KQZ-se ishte 46.3%. Nderkohe, pjesëmarrja reale rezidente, sipas modelit tone rezulton ~86.5%. Gati 9 në 10 shqiptarë të rritur që ndodheshin në vend votuan.

B. Zgjedhjet Vendore 2023 (Viti i Censusit)

Zgjedhjet lokale historikisht kanë pjesëmarrje më të ulët se ato parlamentare. Pjesëmarrja Zyrtare sipas KQZ ishte 38.2%, ndersa pjesëmarrja reale rezidente rezulton ~73%. Edhe në “pikën më të ulët”, rreth 3/4 e popullsisë rezidente mori pjesë në votime.

C. Zgjedhjet Parlamentare 2025 (Faktori Diasporë)

Zgjedhjet e fundit të Majit 2025 ishin unike sepse lejuan votimin me postë, duke na dhënë mundësinë të ndajmë saktë votat e brendshme nga ato të jashtme.

Konkretisht, votuan rreth 1,665,000 qytetare nga te cilet 195,000 ishin vota diaspore me poste. Pra, vota fizike ishin ~1,470,000. Me nje pjesëmarrja reale rezidente prej ~76.5%.

Viti / ZgjedhjetPjesëmarrja Zyrtare
(Sipas Listës KQZ)
Pjesëmarrja Reale
(Sipas Banorëve)
2021 (Parlamentare)46.3%86.5%
2023 (Lokale)38.2%73.0%
2025 (Parlamentare)44.8%76.5%

*Të dhëna të përpunuara bazuar në Censin 2023

Për të bërë më të qartë kontrastin midis asaj që raportohet dhe asaj që ndodh, shihni tabelën dhe grafikët e mëposhtëm. Ky grafik tregon se si ndryshon pjesëmarrja kur heqim “fantazmat” nga lista.

Pjesëmarrja: Zyrtare (KQZ) vs. Reale (Rezidentë)

Një ilustrim se si lista e zgjedhësve është e ndarë midis atyre që janë këtu dhe atyre që nuk janë.

Struktura e Listës së Zgjedhësve

Bazuar në krahasimin KQZ vs Censi 2023

Konkluzione

Duke bashkuar të gjitha të dhënat nga Censi 2023 dhe tre ciklet e fundit zgjedhore, arrijmë në këto përfundime kryesore:

Shqiptarët votojnë masivisht: Pjesëmarrja reale e qytetarëve që jetojnë në Shqipëri luhatet midis 73% dhe 86%. Kjo është një shifër shumë e lartë krahasuar me mesataren e Bashkimit Evropian apo SHBA-së.

Statistika Zyrtare gënjen (pa dashje): Përqindja zyrtare (psh. 44.8% në 2025) është matematikisht e saktë sipas ligjit, por sociologjikisht e pavlefshme për të matur pulsin e shoqërisë, pasi përfshin 1.3 milionë njerëz që nuk jetojnë aty.

Stabilitet Politik: Pavarësisht luhatjeve politike, qytetari shqiptar rezident tregon një qëndrueshmëri të lartë në ushtrimin e të drejtës së votës.

Verdikti: Pyetjes “A është e vërtetë që shumica e shqiptarëve në Shqipëri votojnë?”, të dhënat i përgjigjen me një PO absolute. Apatia nuk është tipar i atyre që kanë mbetur, por është efekti vizual i atyre që kanë ikur.

Share this content:

Post Comment