Gjithcka gati per banken e pare dixhitale ne Shqiperi.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka hapur rrugën për një zhvillim të ri në tregun financiar shqiptar. Në mbledhjen e datës 3 dhjetor 2025, institucioni njoftoi se ka dhënë miratimin paraprak për licencimin e “JET Bank”, një bankë e re që synon të operojë tërësisht në mënyrë digjitale.

“JET Bank” pritet të pozicionohet si pionierja e bankingut plotësisht digjital në Shqipëri, një hap i rëndësishëm në transformimin e tregut financiar dhe në nxitjen e inovacionit në sektorin bankar. Modeli i saj operativ parashikon mungesë të degëve fizike dhe ofrim shërbimesh përmes platformave inteligjente digjitale, duke synuar efikasitet më të lartë dhe akses më të gjerë për qytetarët.

Shoqëria është themeluar në Shqipëri në shtator të këtij viti, me një kapital fillestar prej 3.5 milionë lekësh të rinj. Pronar dhe themelues i bankës është Idan Avishai, shtetas me dy shtetësi, izraelite dhe britanike.

Në krye të administratës do të jetë Fatbardha Rino, një figurë e njohur në sektorin financiar shqiptar. Ajo ka mbajtur më parë poste drejtuese në banka të nivelit të dytë dhe ka qenë edhe drejtoresha ekzekutive e Iute Pay, duke sjellë përvojën e saj në drejtimin e Jet Bank.

Share this content:

Post Comment