Shqipëria në vendin e 23-të në botë për sigurinë kibernetike

Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në fushën e sigurisë kibernetike, duke u renditur në vendin e 23-të në botë me 85 pikë, sipas National Cyber Security Index (NCSI). Ne vitin 2023, Shqiperia renditej ne vendin e 54.

10000456118126674229845210808-1024x374 Shqipëria në vendin e 23-të në botë për sigurinë kibernetike
Renditja e Shqiperise ne Indexin e NCSI ne Dhjetor 2025. (https://ncsi.ega.ee/)

Ku konsistojnë disa nga pikat e progresit sipas NCSI (2023 → 2025):

Ndërgjegjësimi publik dhe analiza e kërcënimeve – është siguruar 100% përmbushje: publikohen raporte për kërcënimet kibernetike dhe zhvillohen fushata të rregullta ndërgjegjësuese, duke rritur nivelin e informimit të qytetarëve dhe institucioneve.

Reagimi ndaj incidenteve – nga boshllëqe të dukshme në 2023, sot Shqipëria ka arritur 100% përmbushje, me kapacitet kombëtar CIRT, mekanizma online për raportim dhe detyrime ligjore për operatorët.

Menaxhimi i krizave – një nga fushat me rritjen më të ndjeshme, falë planit kombëtar për krizat kibernetike dhe trajnimeve praktike kombëtare e rajonale.

Mbrojtja e infrastrukturave kritike dhe e të dhënave personale – është arritur 100% përmbushje, duke vendosur detyrime ligjore për infrastrukturat kritike, skema auditimi dhe mbrojtje të garantuar nga autoritetet përgjegjëse.

Bashkëpunimi ndërkombëtar – Shqipëria ka përmbushur 100% të indikatorëve, duke marrë pjesë aktive në rrjete të BE-së, OSBE-së dhe iniciativa globale për ndërtimin e kapaciteteve.

Nderkohe qe renditjen e ketij indexi e kryeson aktualisht Çekia e ndjekur nga Kanadaja dhe Estonia.

10000456146875433627566005303-965x1024 Shqipëria në vendin e 23-të në botë për sigurinë kibernetike
Top 10 vendet sipas indeksit NCSI ne Dhjetor 2025. (https://ncsi.ega.ee/)

Duhet theksuar fakti qe ky indeks azhornohet ne menyre te vazhdueshme dhe renditja dhe piket e alokuara shteteve te ndryshme ndryshojne ne baze te kritereve te vleresimit.

Share this content:

Post Comment