Shqiptarët online 24/7 – interneti po bëhet oksigjen!
Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar rezultatet e anketës së fundit mbi “Përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Njësi Ekonomike Familjare dhe Individë (TIK)”. Të dhënat tregojnë se përdorimi i internetit dhe shërbimeve digjitale në Shqipëri ka arritur nivele rekord gjatë vitit 2025.
Interneti duket se eshte kthyer ne pjesë te pandashme e jetës së përditshme:
- 87,2 % e individëve të moshës 16–74 vjeç përdorin internetin, një rritje krahasuar me vitin e kaluar.
- 97,3 % e tyre e përdorin disa herë gjatë ditës, duke e bërë internetin një mjet të domosdoshëm komunikimi dhe informacioni.
- Pajisja më e përdorur për akses në internet mbetet telefoni inteligjent (99,9 %), ndërsa laptopët përdoren nga 41,2 % dhe kompjuterët desktop nga 20,9 %.
Nderkohe qe ne 3 mujorin e fundit vihet re nje rritje e aktiviteteve te tilla si:
- Kërkimi i informacionit për produkte dhe shërbime (+10,7 pikë përqindje).
- Internet banking (+7,7 pikë përqindje).
- Pjesëmarrja në rrjete sociale (+5,7 pikë përqindje).
Rreth 99.5% e popullsisë së moshës 16–74 vjeç kanë një llogari në platformën digjitale e-Albania, duke e bërë atë një nga mjetet më të përdorura për shërbime publike online.

Blerjet online nga ana tjeter vazhdojne te jenë rritje, ku 45,4 % e individëve kanë kryer blerje online në 12 muajt e fundit. Produktet më të blera janë rroba, këpucë dhe aksesorë (96,5 %), ndërsa shërbimet e dërgimit të ushqimit nga restorantet apo fast food-et përbëjnë 61,1 %.

Ne pergjithesi gjate ketij viti eshte vene re nje rritje ne aftësitë kompjuterike, ku editimi i fotove, videove dhe fileve audio ka pesuar rritje me +9,2 pikë përqindje. Ndersa përdorimi i programeve të procesimit të tekstit (Word),+8,4 pikë përqindje,

Të dhënat e INSTAT konfirmojnë se Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt digjitalizimit, ku interneti, blerjet online dhe shërbimet e e-qeverisjes janë bërë pjesë e pandashme e jetës së qytetarëve.
Burimi: INSTAT
Share this content:



Post Comment